Nëna për pak sa nuk e mbyti fëmiun e saj 9 vjeç, e rrahu me kabllo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, në Istog.

Një nënë e ka rrahur fëmijën e saj me kabllo, kjo pasi që i njëjti ishte rrahur me disa fëmijë të tjerë.

“Po, rasti është raportuar si keqtrajtim ose braktisje. E akuzuara, nëna në këtë rast e ka përdorur dhunën dhe një dëshmitar (komshiu) ka ndërhy. Nëna e ka përdorur kabllon duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Pastaj, ka qenë dëshmitari ai i cili e ka njoftuar policinë”, ka thënë Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Pas rastit në fjalë, fëmiut i është dhënë ndihma e parë dhe iu kanë kryer të gjitha ekzaminimet, ka pas shenja në trup. Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori për punë sociale, është intervistuar edhe nga prokurori, e dyshimta është ndalë për 48 orë. Fëmiu është dërgu tek një familje që pranojnë vullnetarisht fëmijë”, ka thënë Gashi për media.

Kjo nuk është hera e parë që nëna nga Istogu ushtron dhunë ndaj djalit të saj.

Po ashtu bëhet e ditur se është intervistuar edhe dëshmitarja e rastit e cila ka thënë se gruaja ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj fëmijës.