Kryetari Muharremaj, ka një lutje për qytetarët

Kryetari komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj përmes profilit të tij zyrtar në facebook i’u është drejtuar qytetarëve me një lutje:

“Ju lutem…

Mos hudhni mbeturina në hapsira publike.
Me këto veprime e dëmtoni ambientin dhe shëndetin tuaj.

Dikush po kujdeset çdo ditë, që ambienti të mbetet i pastër dhe i bukur, andaj respektojeni punën e tyre.

Bali Muharremaj”