Lidhje me zhvillimet e sotme në Selinë e OVL-UÇK-së reagon PDK-Suharekë

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Therandë, në mbledhjen e sotme të mbajtur me Kryetarët e Nëndegëve të PDK-së, shprehu shqetësimin për zhvillimet e sotme në Selinë e OVL-UÇK-së, ku u arrestuan krerët e kësaj Organizate.
PDK beson fuqishëm në pafajësinë e secilit pjesëtar të UÇK-së si dhe duke pasur parasysh se ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, vlerëson se zhvillimet e sotme nuk janë të duhura dhe janë tërësisht të panevojshme.PDK qëndron fuqishëm në mbështetje të tyre dhe të familjeve të tyre si dhe kërkon nga qytetarët që të ruhet gjakftohësia, sepse e drejta dhe pafajësia do të triumfojë!