Digiqole ad

Konfirmohet: Nasim Haradinaj ka arritur në Hagë

 Konfirmohet: Nasim Haradinaj ka arritur në Hagë

(E plotësuar) – Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, thotë se kreu i organizatës, Hysni Gucati, dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj, janë në Hagë aktualisht.

Siç tregon avokati Gashi, dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës, derisa dyshohen për pengim të drejtësisë.

“Që të dy janë të dyshuar për pengim të drejtësisë, që të dy janë në Hagë. Së shpejti, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë për caktimin e paraburgimit apo jo. Megjithatë nuk dihet kur (dalin para gjyqtarit)”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për herë të fundit me Haradinajn ka kontaktuar mbrëmë rreth orës 18:00 nga Selia e EULEX-t në Fushë Kosovë. 

***

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj sapo ka arritë në aeroportin e Rotterdamit, bëjnë të ditur burime të media.

Haradinaj është arrestuar dje nga forcat e EULEX-it dhe është dërguar me aeroplan special nga aeroporti “Adem Jashari”.

Haradinaj së bashku me kreun e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, pritet të dalin së shpejti para gjyqtarit të procedurës.

Ata dyshohen për pengim të drejtësisë.

BotaSot

Digiqole ad

Të ngjashme