Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, 861 tiketa të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, 17 aksidente me persona të lënduar ndërsa 25 prej tyre me dëme materiale.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë shqiptuar 861 tiketa trafiku, gjithashtu edhe 228 tiketa për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19.