Zëvendësministri Ramadani i pranishëm në konferencën e organizuar me rastin e ditës botërore të Turizmit

Zëvendësministri Ramadani me ftesë të Unionit të Turizmit të Kosovës, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar me rastin e ditës botërore të Turizmit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ramadani në një shkrim në llogarin e tij ‘Facebook’.

Ky është postimi i plotë:

Si Zëvendës Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, me ftesë të Unionit të Turizmit të Kosovës, sot mora pjesë në konferencën e organizuar me rastin e ditës botërore të Turizmit. Me këtë rast, pata nderin ti drejtohem të pranishmëve me një fjalim, ku prezentova punën qe po bënë MTI, për të ndihmuar sektorin e Turizmit për tejkalimin e gjendjes së krijuar në këtë sektor si rezultat i pandemisë COVID 19.