Digiqole ad

MUNISHI TREGON NËSE BAFTIU DO TË QËNDROJË TEK BALLKANI

 MUNISHI TREGON NËSE BAFTIU DO TË QËNDROJË TEK BALLKANI

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka folur për situatën në të cilën gjendet Blend Baftiu – lojtari më i përfolur i këtij afati kalimtarë, për një transferim të mundshëm në ligën turke.

“Baftiu ka vazhdimisht oferta, disa prej tyre i ka refuzuar. Është çështje e tij se ku do të shkojë”, deklaroi Munishi, për ART Sport, transmeton Insajderi.

“Ne e llogaritim si lojtar të klubit. I kam thënë se duhet të mendojë vetëm për futboll. Në momentin që dëshiron të dalë jashtë vendit, ne do t’i ndihmojmë”, shtoi ai.

“Ai ka kohë deri më 5 tetor, kur edhe mbyllet afati kalimtar në shtetet evropiane”, nënvizoi ai./Insajderi.com.

Digiqole ad

Të ngjashme