Bisedohet për fillimin e Projekteve të investimeve të KEDS-it në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim drejtorin për Investime në KEDS, z. Hasan OZ, me të cilin ka biseduar për disa nga Projektet që KEDS do ti filloj në Komunën e Suharekës. Drejtori për Investime në KEDS, ka shtuar se javën e ardhshme do të fillojnë punimet për shtrirjen e rrjetit nëntokësor në Sheshin e qytetit. Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga përfaqësuesi i KEDS-it që të respektohet koha e fillimit të punimeve, të punohet mirë dhe me cilësi në rrjetin nëntokësor elektrik, pasi është fjala për sheshin e qytetit, vendin ku do të ketë një shëtitore dhe hapësira atraktive për qytetarë.