Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndermjetesimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialve plasese’

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndermjetesimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialve plasese’
Prishtinë, 29 shtator 2020
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë.
Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.
Gjate kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• 3 (tre) armë të gjata gjysmë-automatike,
• 6 (gjashtë) armë të vogla,
• 2 (dy) karikatorë
• 1 (një) dylbi,
• 180 fishekë (kalibër të ndryshëm),
• 2000 (dymijë) euro,
• 2 (dy) vetura dhe
• 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil.Me aktvendim të prokurorit komp

Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.