Digiqole ad

Kur Kryetari nuk mundet punët i kryen opozita

 Kur Kryetari nuk mundet punët i kryen opozita

Asambleisti Bashkim Ndrecaj bashkë me veteranin të UÇK-së Habib Elshani janë takuar me iniciativë të këtij të parit për të diskutuar rreth ndërtimit të rrugës që lidhë fshatin Delloc, Komuna Suharekë, që vazhdon në drejtim të Komunës së Shtërpcës, më saktësishtë deri në kufirin administrativ komunal.

Pas diskutimeve të gjata që kishin pronarët e tokave u pajtuan që të vazhdojë pa pengesa ndërtimi i kësaj rruge siç e parasheh projekti, kurse të drejtat e kompenzimit nga shpronësimi do t’i realizojnë në procedurë ligjore në pajtim me Ligjin.

Siç edhe jeni të informuar kjo rrugë u ndërpre nga pronarët e tokave për shkak të shpronësimeve.

“Sot dorzova ne K.Komunal deklaraten e pronareve te parcellave ku kalon rruga per Dolloc qe mundeson rifillimin e punimeve. Faleminderit per mirkuptimin dhe besimin e tyre.” Ka shkruar Asambleisti Ndrecaj ne llogarin e tij në ‘Facebook’

Më poshtë mund ta gjeni të plotë Deklaratën e përbashkët

Digiqole ad

Të ngjashme