Digiqole ad

Qendra e Biznesit në Suharekë, ka mbajtur sot takim me deputet të Kuvendit të Kosovës, nga Komuna jonë si dhe me përfaqësues të bizneseve

 Qendra e Biznesit në Suharekë, ka mbajtur sot takim me deputet të Kuvendit të Kosovës, nga Komuna jonë si dhe me përfaqësues të bizneseve

U diskutua rreth Zonës Industriale dhe draft-ligjit për pakon ekonomike

Qendra e Biznesit në Suharekë, ka mbajtur sot takim me deputet të Kuvendit të Kosovës, nga kjo Komunë si dhe me përfaqësues të bizneseve. Në takim ishte i ftuar edhe kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i cili ka fol rreth gjendjes në Zonën Industriale në Shirokë, duke shtuar se kjo Zonë është formuar në vitin 2007 dhe nga atëherë ende ka gjëra që nuk janë përfunduar në tërësi. Kryetari ka përmendur edhe donacionin e fundit nga Ministria e TI që është diku mbi 2 milion e 300 mijë euro, projekt ky që tash e tri vite nuk ka përfunduar. Kryetari ka shpreh gadishmërinë që të përkrahë iniciativat që dalin nga Qendra e biznesit në Suharekë për përmirësimin e infrastrukturës dhe disa nga problemeve që janë aty. Në këtë takim ku nga katër deputet që ka Komuna e Suharekës në Parlamentin e Kosovës, të pranishmin ishin vetëm dy, Ardian Shala dhe Salih Zyba. Para deputetëve dhe përfaqësuesve të bisneseve u diskutua edhe për rekomandimet rreth draft-ligjit për pakon ekonomike COVID 19, që janë tri shtylla kryesore si 1. Përkrahja për prodhues dhe exportues, 2. Lirimi nga pagesa e qirave për shfrytëzimin e pronave publike dhe 3, Lirimet nga tatimet dhe lehtësirat kreditore.

Digiqole ad

Të ngjashme