Osmani pret në takim Avokatin e Popullit, i kërkon që t’i kushtojë vëmendje barazisë gjinore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim  Avokatin e ri të Popullit, Naim Qelajn, raporton Express.

Gjatë këtij takimi, Osmani e ka uruar Qelajn për pozitën e re, derisa i ka bërë thirrje që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi.

“Në anën tjetër, z. Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij, duke u shprehur se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit. Ai përgëzoi Kuvendin për miratimin e amendamentit kushtetues lidhur me Konventën e Stambollit, duke e cilësuar si marrje të përgjegjësisë konkrete për të parandaluar dhunën në baza gjinore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.