PDK tha se e do presidentin ose kryeministrin për të hyrë në Qeveri, ky është reagimi i Hotit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një adresim për media ka thënë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar derisa nuk ka komentuar raportimet për futjen e PDK-së në Qeveri.


Hoti ka thënë se se sa i përket dialogut me Serbinë, nuk ka kryeministër që ka qenë më transparent se ai në këtë proces, shkruan Reporteri.

“Nuk ka pasë kryeministër më transparent. Sa herë më kërkojnë në komisione dhe parlament do të raportoj. Kjo çështje nuk mund të mbyllet pa konsensus”, u shpreh kryeministri Hoti ndër të tjera.

I pyetur për futjen e PDK-së në Qeveri, Hoti ka thënë se nuk ka koment për këtë çështje, por ka potencuar se koalicioni qeverisës është duke funksionuar.

Hoti ka shtuar se Kosova kurrë nuk ka qenë më mirë në arenën ndërkombëtare sesa sot. Derisa ka folur për çështjen e presidentit ai ka thënë se në shkurt duhet të ulen të gjitha partitë dhe të diskutojnë për një emër të pranueshëm.

“Nuk kam koment. Komenti im është që qeveria është duke funksionuar. Po realizojmë programin qeverisës dhe marrëveshjet e arritura. E keni pa se në çfarë situate e kemi gjetë vendin dhe çfarë situate e kemi pru. Ka ditë kur kemi zero raste. Në arenën ndërkombëtare Kosova kurrë nuk ka qenë më mirë. Kur të vijmë te pika e presidentit duhet të ulemi të gjitha partitë dhe të sigurojmë “, u shpreh ai.

Reporteri