Pyetet nga gazetarët se çka ka ngrënë sot, Hoti duke qeshur: Sendviq si përditë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pasi u bë e ditur se ai çdo ditë e merr me vete bukën në zyrë.

I pyetur nga gazetarët se çka ka ngrënë sot, Hoti duke qeshur thotë se edhe sot ka ngrënë sendiviq sikurse çdo ditë.

Megjithëse tha se është çështje private si e organizon drekën e tij, i pyetur nga KosovaPress, se çka ka ngrënë sot, kreu i ekzekutivit tha se “sendviq si përditë”.

Hoti:Sendviq si përditë

“Është një çështje e imja private si e organizojë unë drekën time…sendviq si përditë”, tha ai.