U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E PËRSONAVE TË MOSHUAR

SOT U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE TË MOSHUAR

IKSHPK shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, që sivjet mbahet në nivel global me temën “Pandemitë: A ndryshojnë ato mënyrën si e adresojmë moshën dhe moshimin?”

Me rastin e kësaj dite që shënohet tradicionalisht nga IKSHPK, sot u realizua vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica.
Me këtë rast, nga ana e profesionistëve të IKSHPK u mbajt një sesion këshillimor, si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit.
Duke pasur parasysh sfidat në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19, të moshuarit në vazhdimësi kanë vëmendjen e veçantë të IKSHPK dhe të institucioneve përgjegjëse qeveritare.