Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Policia e Pejës është në kërkim të Leon Zekajt, i dyshuar për “mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Vjedhje”, njofton GazetaBlic.“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komunikata e plotë:Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё dega Istog dhe Gjykatёs Themelore Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është:· LEON (Naser) ZEKAJ i lindur me 07.03.1996 në PEJË.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:· “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe·

“ Vjedhje”Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

TvPz