CHALANDES PUBLIKON LISTËN – MURIQI PJESË E EKIPIT, POR MUNGON RASHICA

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji.

Kosova do t’i zhvillohet tri ndeshje gjatë muajit tetor, ku njëra është e vlefshme për gjysmëfinalen e ‘Play-Offit’ të Ligës së Kombeve për kualifikimin në Euro 2020, ndërsa dy tjerat për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e parë është ajo më e rëndësishmja që do të zhvillohet në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në “Play-Off” për një vend në finale dhe ky takim është i paraparë të luhet me 8 tetor.

Pas kësaj ndeshje vijnë dy ndeshja tjera brenda një kohe të shkurt, të cilat janë të vlefshme për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kombeve në kuadër të Grupit 3 në Ligën C.

Më 11 tetor, ‘Dardanët’ do ta presin Sllovenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 14 tetor do të udhëtojnë drejt Greqisë.

Për këto tri ndeshje shumë të vlefshme, përzgjedhësi Challandes ka publikuar tashmë listën e lojtarëve të ftuar.

Në këtë listë janë të ftuar shumica e lojtarëve që bartin barrën kryesore të ekipit përfaqësues tash e disa vite si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Fidan Aliti.

Megjithatë, nuk mungojnë as befasitë dhe mungesat për këto ndeshje.