Sensibilizimi në muajin kundër kancerit të gjirit

Sensibilizimi në muajin kundër kancerit të gjirit

Sot u zbvillua një aktivitet në muajin sensibilizues kundër kancerit të gjirit.Me një aktivitet sinbolik, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, nënkryetarja znj.Mihrije Suka dhe drejtoresha e Shëndetësisë znj.Besa Kuqi, kanë dalë në qytet për të shpërndarë maska dhe fletushka me mesazhe kundër kancerit të gjirit.Pjesë e aktivitetit kanë qenë edhe grupi i grave asambleiste dhe zyrtarë të tjerë nga Komuna dhe QKMF.Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.