A ndërlidhet liberalizimi i vizave me Gjykatën Speciale ? Tregon zyrtari i lartë i BE-së

Një zyrtar i lartë i BE’së i ka thënë Gazetës Express se vonesat që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për Kosovën nuk ndërlidhen me Gjykatën Speciale.


I pyetur rreth zhvillimeve të fundit rreth kësaj cështje dhe se cfarë është duke bërë Presidenca gjermane për t’ua hequr vizat kosovarëve, zyrtari i BE’së me të cilin ka biseduar Gazeta Express ka thënë se Berlini është shumë i interesuar ta cojë përpara këtë cështje, por gjithcka ndërlidhet me konsensusin  ndërmjet vendeve anëtare.

“Gjykata Speciale dhe vizat nuk janë të ndërlidhura. Tentimi për t’i ndërlidhur e nxjerrë nga binarët dhe e politizon këtë cështje” ka thënë ky zyrtar.

Ai madje ka thënë se fokusi duhet të jetë tek të gjitha vendet anëtare e jo vetëm te Franca dhe Holanda, të cilat janë përmendur nga zyrtarë europianë dhe mediat si dy vende që po e frenojnë heqjen e vizave. Ai nuk ka komentuar nëse 5 shtetet që njohin Kosovën do të jenë pengesë shtesë.

Procesi i liberalizimit të vizave është duke u vonuar së paku nga viti 2018, kur Komisioni Europian ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Brukseli. Madje Kosovës nuk i kanë ndihmuar as dy votimet në Parlamentin Europian pro heqjes së vizave.

Javën që shkoi Kryediplomati gjerman Heiko Mass ka deklaruar se Gjermania, e cila kryeson me BE’në deri në fund të vitit, ka thënë se janë duke bërë një punë intensive për t’i hequr vizat për Kosovën, por mbetet të shihet nëse Berlini do të arrijë këtë.