“Pretendentët për titull janë, Ballkani, Drita nuk përjashtohet as Gjilani”

Ndihmësi i Bernard Challandes te Kombëtarja e Kosovës, Muharrem Sahiti në një intervistë në emisionin “2me1” në RTV21 ka theksuar se pretendentët kryesor për titull janë: Ballkani, Drita nuk përjashtohet as Gjilani, shkruan Gazetasheshi.com

“Pretendent kryesor në bazë të këtyre ndeshjeve të para mund të shihet që është edhe Ballkani, por kampionati është shumë i gjatë dhe mund të ndodh çdo gjë, edhe Drita e ka nisur mirë sezonin dhe janë kampionët aktual, pra me automatizëm edhe ata janë ndër pretendentët kryesor” – tha fillimisht Sahiti që më pas shtoi, “Nuk guxon të përjashtohet as Gjilani nga pretendimet për titull, nëse fitojnë kundër Arbërisë do të jenë aty afër kreut e njejta vlenë edhe për Arbërinë”.

Ndeshja Gjilani – Arbëria luhet sot me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet live në ArtSport

/GazetaSheshi/