Edvin Kuç vazhdon edhe për tri vite me Ballkanin

Skuadra e Ballkanit përveç sukseseve në fushë këtë kampionat, ajo po e vazhdon punën edhe për të ardhmen, shkruan “Zeri.info”.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në futbollin kosovar Edvin Kuç do të jetë edhe për tri vite pjesë e Ballkanit.

Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Kuç ka pasur një performancë të jashtëzakonshme edicionin e kaluar te Ballkani, derisa ndihmoi edhe Gjilanin në garat ndërkombëtare dhe kjo ka bërë që ekipi nga Suhareka ta “blindoi” atë.

Ballkani aktualisht i prinë renditjes tabelare me 13 pikë, ku në 5 ndeshje ka 4 fitore e një barazim dhe llogaritet pretendenti kryesor në luftë për titullin e kampionit. /Zeri.info