Zyrtare: Lazio i jep leje Muriqit të luaj për Kosovën, ai mund të aktivizohet edhe kundër Maqedonisë

Skuadra italiane ‘Lazio’ zyrtarisht ka njoftuar se do ta lirojë futbollistin Vedat Muriqi të luaj në 3 ndeshjet e ardhshme me përfaqësuesen e Kosovë. Tash i mbetet trajneri të Kosovës të vendosë nëse do ta aktivizojë yllin kosovar në ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë.

Ndonëse ende nuk është paraqitur as me skuadrën e re ‘Lazio’ pas lëndimit, futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka tashmë lejen e klubit të tij të ri që të ristartojë në fushë gjatë 3 ndeshjeve të ardhshme me përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Reporteri.net.