Tifozët e kombëtares “kërkesë” Challandes: Ftoje Mirlind Dakun në vend të Muriqit

Tifozët e kombëtares “kërkesë” Challandes: Ftoje Mirlind Dakun në vend të Muriqit

Tifozët e futbollit në Kosovë janë duke kërkuar që përzgjedhësi i kombëtares Bernard Challandes, ta ftoj për tri ndeshjet e tetorit sulmuesin e “Ballkanit”, Mirlind Dakun, shkruan Gazeta Metro. 


Kosova në tri ndeshjet e tetorit i kishte të ftuar dy sulmues të qendrës, Atdhe Nuhiun dhe Vedat Muriqin, por që ky i fundit nuk do të mund të luajë në këto ndeshje.

Në njoftim të lëshuar nga FFK bëhet e ditur se lojtari nuk ka arritur të i kryejë testet fizike, pasi që ishte i lënduar dhe kështu përkundër dëshirës ai nuk do të grumbullohet me Kosovën.

E pas këtij lajmi disa “dardanë” kanë komentuar në disa fanpage të Facebookut, se pasi Muriqi nuk po mund të luajë, në vend të tij duhet të ftohet sulmuesi i “Ballkanit” të Suharekës, Mirlind Daku.

Në komentet e shkëputura nga Metro, shihet këmbëngulja e përkrahësve të Kosovës, që Challandes ta ftojë Dakun.

Mirlind Daku aktualisht është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në sezonin e ri me “Ballkanin”.

Në pesë ndeshjet e para, ai ka shënuar dy herë hatt-trick, ndërsa në total ka shënuar 10 gola dhe prinë dukshëm në listën e golashënuesve.

Aktualisht ai është i ftuar në kombëtaren U21, por që nuk do t’i pengonte aspak diçka e tillë që ai të ftohej nga kombëtarja A.

Mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim se kush do të jetë lojtari i cili do të ftohet në vend të Muriqit. /gazetametro.net