Ballkani do e shfrytëzoi pushimin dyjavor, përgatitjet do t’i vazhdojë në Shqipëri

Ballkani po dëshmohet se është një ndër klubet më të organizuara në elitën e futbollit kosovar.

Klubi nga Suhareka nuk do të qëndrojë duarkryq në pushimin dyjavor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

“Armata” e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi do të udhëtojë për përgatitje 1-javore në Durrës të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet për Zeri.info nga zyrtarë të klubit suharekas.

Ballkani do të niset të mërkurën (nesër) për në Durrës ku do të vendoset në Hotel Bonita që ndodhet në Golem, derisa stërvitjeve do t’i kryejë në qendrën stërvitore, “Olimpik Park”.

Ekipi “portokallezi” gjatë kësaj kohe pritet që ta zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore.

Ballkani pas xhiros së pestë në Superligë, i prinë tabelës me 13 pikë të tubuara, pesë më shumë se Arbëria dhe Gjilani që ndodhen në pozitat dy dhe tre.

Ndeshjen e radhës në kampionat, e Ballkani e zhvillon ndaj Arbërisë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

GazetaSheshi