Kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Drita” në Gelancë

Kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Drita” në Gelancë

Në orët e para të punës së sotme, kryetari Muharremaj, ka vizituar kolektivin e SHFMU “Drita” në Gelancë, ku është interesuar se si po zhvillohet procesi mësimor në këtë shkollë. Ai lidhur me këtë vizitë thotë:
“Në mëngjes sapo e vizitova SHFMU “Drita” në Gelancë. Procesi mësimor po vazhdon sipas programit dhe rregullave që i kanë caktuar Ministria e Arsimit dhe Institucionet Shëndetësore.
Ne gjithmonë do ta kemi kujdesin e duhur, që procesi edukativo-arsimor të zhvillohet me standartet e kërkuara.”