Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 4.png

Kosova këtë të enjtë me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, shkruan Gazetasheshi.com

Kurse, ‘Gol.mk’ ka publikuar disa foto të stërvitjes së fundit të Kosovës para takimit kundër Maqedonisë Veriore.

Morali në skuadër duket mjaft i mirë teksa futbollistët stërviten, e së bashku me ta janë edhe trajneri, Bernard Challandes dhe stafi përcjellës.

Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i  siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Fotot i shikoni më poshtë: /Gazeta Sheshi/