33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading “Ambulance For Coronavirus” at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. – Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot kanë rezultuar 33 persona pozitivë me COVID19, shkruan Gazeta Express.

Zemaj bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, tha ai. /Express/