Këta janë futbollistët shqiptarë të cilet ndër vite kanë luajtur për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të kërkojë ta kalojë Kosovën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, derisa për ta realizuar këtë objektiv ka ftuar edhe pesë futbollistë shqiptar, katër prej të cilëve priten ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Visar Musliu, Gjani Alioski, Arian Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani janë ftuar nga selektori Igor Angelovski për këtë ndeshje dhe ndeshjet e muajit tetor.

Megjithatë edhe në të kaluarën, në kohëra edhe më të vështira se sot, ka pasur futbollistë shqiptarë që kanë përfaqësuar kombëtaren fqinje.

Madje, disa prej tyre kishin regjistruar edhe arritje të mëdha në karrierë. Një nga ta është edhe Nderim Nexhipi. Ish-futbollisti i Dritës dhe drejtori aktual sportiv i Kukësit, atëbotë kishte arritur të transferohej në Herthan e Berlinit, duke u bërë 16 vjeçari më i shtrenjtë që shitej jashtë Maqedonisë, shkruan “Gazeta Blic”.Më poshtë i keni disa nga emrat e futbollistëve më me nam që dikur përfaqësonin Maqedoninë:

Nexhmedin Memedi (Slloga Jugomagnat)

Argjend Beqiri (Slloga Jugomagnat)

Fotografia e Argjend Beqiri
Nderim Nexhipi (Hertha Berlin)

Zekirija Ramadani (Slloga Jugomagnat Shkupi)

Artim Shaqiri Kapiten (West Bromwich Albion, Halmstad, Vardar)


Arben Nuhiu (Hajduk Split, Slloga Jugoagnat)

Ardian Nuhiu (Vardar, Rabotnicki)



Minas Osmani (Vardar, Rabotnicki)

GazetaSheshi