Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Muharremaj bën aksion simbolik

Tani jemi në muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, teksa ky muaj përcillet me aksione simbolike.

Një ndër to është ai i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt, shkruan Indeksonline.

Ai së bashku nënkryetaren, Mihrije Sukën, me drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuçin dhe disa asambleistë kanë ndarë trëndafila për të gjitha femrat.

Muharremaj thotë se me këtë veprim synon që të vetëdijësohen gratë për sëmundjet që kanë, e sidomos gjeneratat e reja, pasi që roli i gruas në shoqëri është mjaft i madh.

Përmes një video me titull “Ta bëjmë më të mirën për ato që realizuan gjithçka për ne..”, Muharremaj tregon më së miri këtë aksion./Indeksonline/