Kosova U21 sot përballet me Austrinë në “Fadil Vokrri”, Daku dhe Baftiu pritet të startojnë nga minuta e parë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 sonte (e premte) në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Austrisë.

Në ndeshjen e muajit të kaluar, Dardanët e rinj pësuan humbje nga Anglia, por në atë ndeshje përzgjedhësi Rafet Prekazi nuk kishte në dispozicion shumicën e lojtarëve që luajnë në klubet evropiane, si pasojë pandemisë Covid-19.

Tani kontingjenti i futbollistëve është shumë më i pasur, por fatkeqësisht njëri nga futbollistët kryesor të ekipit, Arbenit Xhemajli nuk do të luajë në këtë duel, pasi në stërvitjen e fundit ka pësuar lëndim.

Në përballjen e parë të zhvilluar në Vjenë, Austria kishte fituar 4:0.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21 do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin publik RTK. Telegrafi