Formacionet zyrtare: Kosova U21 – Austria U21, Daku startonë nga minuta e parë, Baftiu nuk ndodhet as në 18-she

Kosova do të përballet me Aushtrinë në kuadër të ciklit kualifikues për Evropianin e vitit 2021, të 21 vjeçarëve, i cili do të mbahet në Hungari dhe Slloveni, shkruan Gazetasheshi.com.

Për takimin i cili do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, tashmë dy trajnerët kanë hedhur në fushën e lojës formacionet startuese.

Në formacionin titullar ka jo pak ndryshime nga përbërjet e kaluara, teksa spikat rikthimi i Arton Zekajt.

Ja si e ka nisur Prekazi takimin ndaj Austrisë:

Në stol çuditërisht nuk ndodhen futbollistët nga Superliga e Kosovës si Qëndrim Zyba, Blendi Baftiu, Valmir Veliu dhe futbollisti Edison Kqiku, të cilët ishin të ftuar për këtë takim. GazetaSheshi