Digiqole ad

Hoti: I shqetësuar thellë me tërheqjen e Ambasadës së SHBA-së nga procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorëve

 Hoti: I shqetësuar thellë me tërheqjen e Ambasadës së SHBA-së nga procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorëve

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se ndjehet i shqetësuar thellë me vendimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës.

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun”.

“Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”.KlanKosova

Digiqole ad

Të ngjashme