Digiqole ad

U-21-SHAT HUMBIN DHE SHUHEN ËNDRRAT PËR KUALIFIKIM

 U-21-SHAT HUMBIN DHE SHUHEN ËNDRRAT PËR KUALIFIKIM

Fati i përfaqësueses “A’’, i ka përcjellë edhe djelmoshat e rijnë të U-21, pasi ata janë mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga Austria U-21, me rezultat prej 1 me 0, njofton Insajderi.

Ishte një ndeshje e barabartë sa i përket posedimit të topit, ndërsa më shumë nga goditjet në portë kishte Austria, që tentoi 10 herë, pesë prej të cilave shkuan në kuadratin e portës, kundrejt Kosovës, që ka tentuar katër herë dhe vetëm një ishte që preku portierin kundërshtar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë pa gola, ndërsa tri pikët Austria i siguroi në minutën e 87’, kur Grull, shënoi golin e vetëm të këtij takimi.=

Me këtë fitore, Austria gjendet në vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa Kosova në vendin e pestë me vetëm gjashtë pikë./Insajderi.com.

Digiqole ad

Të ngjashme