NË DITËN E ÇLIRIMIT TË SARANDËS, PJESMARRËS ISHIN EDHE ASAMBLEISTËT NGA SUHAREKA

“Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Bashkisë së Sarandës, e cila është e binjakëzuar me Komunën e Suharekës, asambleistët e Suharekës ishin pjesmarrës në manifestimin me rastin e çlirimit të qytetit Sarandës.” Ka shkruar Komuna Suharekës në llogarin e tyre në FB.

Ky është postimi plotë:

Asambleistët suharekas pjesmarrës në Ditën e çlirimit të Sarandës

Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Bashkisë së Sarandës, e cila është e binjakëzuar me Komunën e Suharekës, asambleistët e Suharekës ishin pjesmarrës në manifestimin me rastin e çlirimit të qytetit Sarandës. Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës z. Bexhet Kuçi, është pritur në takim zyrtar nga kryetari i Këshillit bashkiak z. Asaf Stroka. Gjatë qëndrimit në Sarandë, asambleistët kanë vizituar edhe disa nga monumentet historike të këtij qyteti.