Vjedhin armë dhe para në një shtëpi në Mohlan

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur armë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:25 në fshatin Mohlan, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, personat e panjohur kanë vjedhur dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur duke shfrytëzuar mos prezencën e familjareve  në shtëpi, kanë hapur me force derën hyrëse të shtëpisë dhe nga aty  kane vjedhur  dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash”, thuhet në raport. /Telegrafi