LVV-Suharekë: Disa zyrtarë të Komunës së Suharekës të premten do të duhej të përfundonin në burg

Të premten do të duhej të përfundonin në burg edhe disa zyrtarë të Komunës së Therandës.

Për kontratën “Ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në Komunë”, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit firma “Visar Kuçi B.I” është shpallur e papërgjegjshme duke u konstatuar mbi 10 kritere të mos plotësuara.

Përkundër vendimit të OSHP-së, Komuna e Therandës përsëri e ka shpallur fitues këtë firmë të papërgjegjshme, e cila ‘dejure’ është në pronësi të një militanti të AAK-së, por nuk përjashtohet mundësia që ‘defakto’ të jetë në pronësi të kryetarit Bali Muharremaj.

Andaj, do të duhej që arrestimet e zyrtarëve të LDK-së nga Komuna e Istogut, të vazhdonin me arrestime të zyrtarëve të AAK-së nga Komuna e Therandës, e jo vetëm…!