FSK shpërthen një mjet të dyshimtë

Dje rreth orës 15:20 njësitë e FSK-së kanë bërë shpërthimin e një mjeti të dyshuar në Suharekë.

Sipas Policisë një dëshmitar kishte raportuar se kishte vërejtur dy mjete të dyshimta, ndërsa Policia ka konstatuar se vetëm njëri ka rezultuar mjet shpërthyes.

Patrulla policore  ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Kallxo