Digiqole ad

Kjo është situata me COVID 19 në Kosovë: 648 të vdekur, 1 mijë e 231 raste aktive

 Kjo është situata me COVID 19 në Kosovë: 648 të vdekur, 1 mijë e 231 raste aktive

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 231 raste aktive me COVID 19, raporton Gazeta Express.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit 24 orësh.

Në këtë njoftim thuhet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231. GazetaExpress

Digiqole ad

Të ngjashme