539 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Policia brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 539 tiketa për mos rrespektimin e ligjit anti-Covid, kurse janë shqiptuar 858 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shqiptuar 858 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Ndërsa janë shënuar 54 aksidente, prej tyre 23 kanë përfunduar me të lënduar, 31 me dëme materiale, kurse 1 ka përfunduar me fatalitet.

Policia njofton po ashtu se ka arrestuar 10 persona ndërsa në mbajtje ka dërguar 3 të tjerë kurse 2 janë në vuajtje të dënimit.

Raporti i përgjithshëm nga Policia: