Digiqole ad

GRENELL: FALË TRUMPIT, SERBIA E BËRI OPERACIONALE PIKËN KUFITARE NË MERDARE

 GRENELL: FALË TRUMPIT, SERBIA E BËRI OPERACIONALE PIKËN KUFITARE NË MERDARE

Serbia e ka bërë zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, njofton Insajderi.

Për këtë i dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell, tha se “Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare”.

Grenell në Twitter, falënderoi për këtë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Godfrey tha se “Serbia do të ndihmojë në rritjen e tregtisë dhe tregtisë rajonale, e cila është në zemër të marrëveshjeve të 4 shtatorit të nënshkruara”.

Më 4 shtator në Uashington u nënshkrua një marrëveshje ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë. Insajderi.com

Digiqole ad

Të ngjashme