Thaçi: Albin Kurti ka kënduar te Serbia, këndon edhe sot

Presidenti i Kosovës ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish kryeministri Albin Kurti i ishte dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe kishte refuzuar që të jetë pjesë e UÇK-së.

Thaçi tha se Kurti nuk ka as shokë të luftës as të burgut sepse sipas tij nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi.

“Nuk merrem me këto lajthitje të zotrit Kurti që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut as të luftës. Nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi me përjashtim që i është dorëzu autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzu që të jetë pjesë e UÇK-së. Është i njëjti në shërbim të keqes. Nuk ka ndonjë opinon që ja vlen për ta marrë seriozisht.”, ka thënë Thaçi.

“Janë lajthitje të kota dhe janë frustruese. E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, kendon edhe sot”, ka thënë Thaçi.