1050 persona u gjobitën për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nuk po gjen zbatim të plotë në shoqëri.

Pavarësisht se Kosova ka miratuar Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, qytetarët vazhdojnë të mos e respektojnë atë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në tërë vendin janë shqiptuar 1050 tiketa për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 25 gusht të këtij viti.