Digiqole ad

Thaqi tha se Kurti ende këndon para Serbisë, vijnë reagime të ashpra nga Lëvizja Vetëvendosje

 Thaqi tha se Kurti ende këndon para Serbisë, vijnë reagime të ashpra nga Lëvizja Vetëvendosje

Deklaratave të mbrëmshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk lënë pa i reaguar zyrtarët e kësaj partie, njofton Insajderi.

Anëtari i LVV-së, Ilir Dugolli, tha se sa herë që presidenti Thaçi “mundohet të vë njolla në personalitetin dhe aktivitetin atdhetar dhe shtetëror të Albin Kurtit, mbështetja për Kurtin rritet”.

“Askush më nuk i beson Gjarprit! Si zakonisht ai vazhdon të shpif për Albinin edhe për përiudhen e burgut, por askush s’i beson. E vërteta për qëndresën e Albinit në burg, është një horizont i pakapshëm për Hashimin”.

“Hasha ligështohet edhe sot kur përballët me Vuçiçin, e lere më të ishte në vend të Albinit. Ndërsa Albini nuk u mposht e nuk u tremb në burg, e lëre më në liri. Albini ka shumë shokë sepse kurr nuk e braktisi idealin për liri e shtet të së drejtës. Ndërsa Hashimi nuk ka më shokë, sepse e braktisi idealin dhe i humbi edhe ata shokë që i kishte”, ka shkruar Dugolli.

Këtë reagim të Dugollit e ka mbështetur edhe ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla,  njëherësh edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, i cili e ka shpërndarë deklaratën në profilin e tij gjatë mëngjesit të sotëm.

Deklarata e presidentit Thaçit vjen pas deklarimit të Albin Kurtit se presidenti i vendit “ka kënduar si bylbyl para prokurorëve të Hagës për katër ditë me radhë”.

Pas kësaj deklarate, Thaçi ka pasur disa kritika për veprimtarinë e Kurtit gjatë kohës së luftës.

Ai tha se Kurti “ka kënduar te Serbia si bylbyl, e njejtë thotë se vepron edhe sot”.

“E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot. Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi mbrëmë Thaçi në një intervistë televizive.

Digiqole ad

Të ngjashme