Zemaj mbledh bordin këshilldhënës, a do të mbyllemi përsëri?

Rritja e rasteve në Kosovë dhe në shtetet fqinje, Zemaj mbledh Bordin këshilldhënës për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta mbledh sot Bordin Këshilldhës për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Sot, (e premte) në ora 14:00 në Ministri të Shëndetësisë, mbahet takimi i Bordit këshilldhënës për Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen pas rritjes së rasteve në vend dhe shtetet fqinje, me të cilat vendi i ka hapur kufijtë ditë më parë.