2 raste në Suharekë, 104 në tërë vendin me COVID-19

42 TË SHËRUAR DHE 104 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!