Digiqole ad

Reagon Kryeministri Hoti, kërkon të zbardhet me prioritet sulmi me plumba ndaj gazetarit Kajtazi

 Reagon Kryeministri Hoti, kërkon të zbardhet me prioritet sulmi me plumba ndaj gazetarit Kajtazi

Kryeministri Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” Shkumbin Kajtazi.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Kajtazi dhe kërkon nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.

“Me shqetësim e mora lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi. Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.
Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti.


Reporteri

Digiqole ad

Të ngjashme