Muharremaj: Kujtimi për Ukën nuk zbehet


Për shkak të rrethanave të krijuar nga pandemia COVID-19 nuk do të ketë Akademi Përkujtimore për Ukë Bytyqin.
“Ne kishim planifikuar që të organizojmë Akademinë Përkujtimore për Ukë Bytyqin, mirëpo rrethanat e tanishme me rrezikun nga pandemia Covid-19 na pamundëson që ta mbajmë”. Ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Muharremaj tutje ka shtuar se: “Me familjen u dakorduam që organizimi të mos mbahet sivjet, duke i zbatuar rregullat dhe paralajmërimet e fundit nga institucionet shëndetësore.”

Ky është postimi i plotë:

Ne kishim planifikuar që të organizojmë Akademinë Përkujtimore për Ukë Bytyqin, mirëpo rrethanat e tanishme me rrezikun nga pandemia Covid-19 na pamundëson që ta mbajmë.
Me familjen u dakorduam që organizimi të mos mbahet sivjet, duke i zbatuar rregullat dhe paralajmërimet e fundit nga institucionet shëndetësore.
Gjithashtu edhe nga familja jemi falenderuar për këtë iniciative.
Kujtimi për të madhin Ukë Bytyqi kurrsesi nuk do të zbehet. Ai do jetoj gjithmonë me ne, si personalitet i veçantë i cili i ka shërbyer popullit duke u bërë i pavdekshëm në historinë e tij.
Bali Muharremaj