Policia me njoftim për pjesmarrësit e komunikacionit, shkak ndërtimi i “Sheshit të Qytetit” në Suharekë

Punimet në “Sheshin e Qytetit” ka ngarkuar komunikacionin në rrugët si në hyrje ashtu edhe në dalje të Suharekës.

Policia e Kosovës nga stacioni policor në Suharekë njofton të gjithë pjesmarrsit e komunikacionit se për shkak të punimeve në qendër të qytetit në Suharekë mund të ketë ngarkesë dhe kolona në trafik në rrugën tranzite dhe rrugën Suharekë – Reshtan.

Sipas njoftimit të stacionit policor kolonat mund të krijohen përgjatë tre ditëve të ardhshme.

Andaj luten të gjithë pjesmarrësit në trafik të i’u shmangen këtyre rrugëve duke perdorur rrugë alternative, thuhet në njoftim.SuharekaOnline