Digiqole ad

VANESA JAKUPI “E ke Yllin”

 VANESA JAKUPI “E ke Yllin”

Vanesa Jakupi “E ke yllin”

Suhareka vendi i vogël me talente të mëdha.Vajza 16 vjeçare nga Mushtishti Vanesa Jakupi nuk është emër i pa njohur për rrethinën tonë.
Në vitin 2016 për herë të parë në komunën tonë organizohet festivali i talenteve të vegjël në fushën e kondimit “Theranda Fest”me drejtor gjeneral Artan Elshanin kur Vanesa ishte 12 vjeqe dhe pjesëmarrja e saj bëri qe ajo të mbetët në histori si fituesja e qmimit të parë të edicionit të parë.
Po në të njejtin vit në 2016 -tën Vanesa u bë pjesmarrëse edhe në festivalin “Lyra”që organizohet në qytetin e Gjakovës.
Në 2017 Vanesa për ta sfiduar vetën tani si një 13 vjeçare u bë pjesë edhe një audicioni që mbahej në Prishtinë e që titullohej “Albanin Star” e që për jurinë ishte befasues vokali i saj.
Me fillim të 2018 që tu hapen rrugët edhe më shumë talenteve të rrethinës së Suharekës filloj punën edhe kursi i muzikës “Aria”në krye me Artan Elshanin.
Pjesë e krusit doemos duhet të ishte edhe Vanesa e cila në koncertet që organizoheshin nga ky kurs ishte gjithmonë e duartrokitur nga publiku i pranishëm.Më pas ajo nuk ndaloj asnjëherë duke sjellë për publikun edhe disa covera kryesisht në gjuhën angleze.
Së fundi ajo është pjesë e garës “E ke yllin” që po mbahet në Klan Kosova në kuadër të programit “Prive”të udhëhequr nga Liberta Spahiu.
Vanesa ishte garuese në javën e lll-të ku edhe u bë fituese e javës,e që tani është pretendente për qmimin e muajit.
Që Vanesa të jetë fituese e kësaj gare i duhet patjetër mbështetja nga të gjithë ne.

https://www.quiz-maker.com/poll3173117xB754436E-98

Digiqole ad

Të ngjashme