U përurua ujësjellësi në fshatin Nëpërbisht

Banorët e fshatit Nëpërbisht të Komunës së Suharekës, prej sot do të kenë ujë të pijshëm të dhe të mjaftueshëm nëpër shtëpitë e tyre. Në manifestimin solemn të përurimit të ujësjellësit, përveç banorëve të këtij fshati kanë marrë pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit z.Blerim Kuçi, kryetari i Komunës së Suharekës , z.Bali Muharremaj dhe Zenel Zenelaj, u.d. kryeshef ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor. Ky projekt është bashkëfinancim i CDI- Zvicërrane, Hidroregjionit Jugor dhe Komunës së Suharekës. Me rastin e përurimit, kryetari Muharremaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e projektit që ka vlerën prej 425 mijë euro. Nga kjo shumë do të furnizohen tri fshatra me ujë të pijshëm, Nëpërbishti, Reqani dhe Maçiteva, si dhe do të mbyllet një kapitull i rëndësishëm, ku Rruga “ Xhavit Sylaj”, shumë shpejt do të bëhet me ujë të pijshëm”. Ndërkaq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit z.Blerim Kuçi, ka fol për planifikimet që ka bërë Qeveria e Kosovës për përmirësimin e furnizimit me ujë jo vetëm në Komunën e Suharekës, por edhe në ate të Gjilanit dhe të Klinës. Ministri Kuçi, ka përgëzuar për punën dhe angazhimin e tij edhe kryetarin Muharremaj në përmirësimin e gjendjes me ujë të pijshëm në qytet dhe fshatrat tjera të kësaj Komune.
Zenel Zenelaj, u.d. kryeshef ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor e ka quajtur ditë të veçantë të sotmen për banorët e Nepërbishtit, ngase nga sot ata do të kenë ujë cilsor dhe me standarte të BE-së.